Fatkeqësisht "problemi me mikrofonët" të cilin e evidenton saktë, në këtë link: https://www.facebook.com/100010251969781/videos/2022952297901793/ , njëri prej artistëve më të mirënjohur të folklorit muzikor në mbarë botën shqiptare, ka shoqëruar gjithmonë performancat muzikore LIVE, një problem i vjetër ky i përftuar nga përdorimi i mikrofonëve për amplifikim.

Kjo në fakt është hera e parë që një artist i folklorit shqiptar e evidenton dhe e trajton publikisht një problem të tillë i cili në fakt, ka shoqëruar gjithnjë luajtjen në të gjitha instrumentet kordofone të cilat amplifikohen me mikrofonë akustik.

Sipas studimeve më të fundit shkencore në fushën e inxhinierisë akustike, në rastet kur interpretimi muzikor realizohet përpara dy mikrofonëve, të cilët janë në distanca dhe pozicione të ndryshme nga burimi i tingullit, atëherë rezultati i padëshiruar është ndërhyrja akustike në formën e interferences destruktive, dukuri e cila mund të ndodhë sa herë që versionet e vonuara të të njëjtit tingull përzihen së bashku akustikisht.





Duke qënë se në rastin tonë kemi të bëjmë me dy burime akustike (zëri i këngëtarit dhe tingulli i instrumentit) atëherë ndërhyrja akustike shkakton interference destruktive e cila manifestohet me një lloj zhurme të pakëndshme dhe bezdisëse gjatë performacës artistike, dukuri që e dëmton atë (performancën).

Për të zgjidhur një herë e mirë e në mënyrë profesionale, rrjedhimisht edhe përfundimtare, këtë fenomen negativ i cili shoqëron gjithnjë performancat artistike të artistëve dhe instrumentistëve tanë të folklorit dhe jo vetëm, projekti AlbSmartFolk në bashkëpunim të ngushtë me partnerët e tij 🇺🇸&🇩🇪 vjen me një zgjidhje inovative sipas standarteve më të përparuara shkencore të akustikës dhe teknologjisë muzikore që sot ekziston. Konkretisht, krahas përmirësimit rrënjësor tekniko-akustik të instrumenteve tona folklorike, përmes këtij projekti revolucionar kemi projektuar dhe realizuar sistemet e amplifikimit akustik, posaçërisht për çdo instrument më vehte të cilat janë testuar dhe çertifikuar nga qendrat më të njohura në botë, në fushën e akustikës muzikore.
Falë kësaj zgjidhjeje inovative me teknologji, tani e tutje nuk do jetë më i nevojshëm përdorimi i mikrofonëve shtesë për instrumentet tona folklorike dhe rrjedhimisht këto probleme me zhurmat, (noises) do i përkasin të shkuarës, për më tepër, instrumentet e gjeneratës së re të folklorit muzikor shqiptar, mund të luajnë në mënyrë dinjitoze të integruara profesionalisht në çdo orkestër dhe filarmonitë kudo në botë.
🇺🇸AlbSmartFolk🇩🇪

Comments

Popular posts from this blog