Shumë e lumtur që arritëm këtë ditë 🙏 Lahuta e shekullit të ri e përmirësuar në mënyrë rrënjësore nga ana tekniko-akustike me teknologjinë më të avancuar muzikore, falë një bashkëpunimi shumë të suksesshëm shqiptaro-amerikan i cili bashkon folklorin muzikor shqiptar me teknologjinë më të përparuar muzikore amerikane. Së shpejti të gjitha instrumentet muzikore folklorike në këtë rrugëtim suksesi dhe rijetëzimi Falenderim i veçantë për : -Center for Emerging and Innovative Sciences (CEIS), Rochester University -FISHMAN Corp -M-Audio -Shadow Electronic -CCRMA-Stanford University -COMPUTER MUSIC CENTER -Columbia University -Pretash Nilaj "Mjeshtër i Madh" Vazhdon...
Popular posts from this blog
Shqipëria është një vend i vogël, por i tejmbushur me vlera dhe potenciale të jashtëzakonshme në art, trashëgimi dhe kulturë. Muzika popullore Shqiptare, pjesë e rëndësishme e folklorit, është një ndër pasuritë më të çmuara të vendit tonë, ndaj me të drejtë, studiuesit e huaj të ardhur në Shqipëri gjatë shekujve XVIII-XIX, janë shprehur se, pasuria kryesore e Shqipërisë është folklori muzikor, gjurmët e lashtësisë së të cilit datojnë që në shekujt XIV-XIII p.e.s. të gjetura dhe dokumentuara në objekte të ndryshme arkeologjike si skulptura, basoreliefe, terrakota, gjurmë të cilat gjithashtu janë përfiguruar qartë në instrumentat folklorike të cilat përdoren edhe në ditët e sotme, shtojmë këtu edhe përdorimin në kostume karakteristike, etj. Vitet e fundit këto vlera janë lënë në harresë dhe po shkojnë drejt zhdukjes nga, jo vetëm mungesa e vëmendjes, por kryesisht mungesa e vizionit dhe dëshirës për të vënë në piedestalin e merituar këto vlera (ashtu si e gjithë bota e qytetëru...
Comments
Post a Comment