Shqipëria është një vend i vogël, por i tejmbushur me vlera dhe potenciale të jashtëzakonshme në art, trashëgimi dhe kulturë.
Muzika
popullore Shqiptare, pjesë e rëndësishme e folklorit, është një ndër pasuritë
më të çmuara të vendit tonë, ndaj me të drejtë, studiuesit e huaj të ardhur në
Shqipëri gjatë shekujve XVIII-XIX, janë shprehur se, pasuria kryesore e
Shqipërisë është folklori muzikor, gjurmët e lashtësisë së të cilit datojnë që
në shekujt XIV-XIII p.e.s. të gjetura dhe dokumentuara në objekte të ndryshme
arkeologjike si skulptura, basoreliefe, terrakota, gjurmë të cilat gjithashtu
janë përfiguruar qartë në instrumentat folklorike të cilat përdoren edhe në
ditët e sotme, shtojmë këtu edhe përdorimin në kostume karakteristike, etj.
Vitet e fundit këto vlera janë lënë në harresë dhe po shkojnë drejt zhdukjes nga, jo vetëm mungesa e vëmendjes, por kryesisht mungesa e vizionit dhe dëshirës për të vënë në piedestalin e merituar këto vlera (ashtu si e gjithë bota e qytetëruar bën aktualisht) ndaj në respekt të kërkesave të shkumta të artistëve dhe instrumentistëve, ekspertëve më të mirë të folklorit nga mbarë bota shqiptare që nga Shqipëria dhe në Diasporë, prej tre vitesh u angazhova maksimalisht në projektin për rijetëzimin e folklorit shqiptar, veçanërisht atij muzikor, nëpërmjet përmirësimit rrënjësor tekniko-akustik si dhe implementimit në to, të teknologjisë dhe standardeve më të përparuara muzikore që sot ekzistojnë në botë.
Kjo
punë kolosale tre vjeçare është pagëzuar "AlbSmartFolk" prezantuar
dhe vlerësuar maksimalisht nga Aleanca Botërore e Folklorit në shkurt të këtij
viti.
"AlbSmartFolk" 🎵🎶🎷🎸🎹 🎧🎻🎼coming soon........😍
Partnerët:
Center for Emerging and Innovative Sciences (CEIS), Rochester University
FISHMAN
Corp (USA)
M-Audio
Shadow
Electronic (GERMANY)
CCRMA-Stanford
University
COMPUTER
MUSIC CENTER - Columbia University
.png)
Comments
Post a Comment