Shqipëria është një vend i vogël, por i tejmbushur me vlera dhe potenciale të jashtëzakonshme në art, trashëgimi dhe kulturë. Muzika popullore Shqiptare, pjesë e rëndësishme e folklorit, është një ndër pasuritë më të çmuara të vendit tonë, ndaj me të drejtë, studiuesit e huaj të ardhur në Shqipëri gjatë shekujve XVIII-XIX, janë shprehur se, pasuria kryesore e Shqipërisë është folklori muzikor, gjurmët e lashtësisë së të cilit datojnë që në shekujt XIV-XIII p.e.s. të gjetura dhe dokumentuara në objekte të ndryshme arkeologjike si skulptura, basoreliefe, terrakota, gjurmë të cilat gjithashtu janë përfiguruar qartë në instrumentat folklorike të cilat përdoren edhe në ditët e sotme, shtojmë këtu edhe përdorimin në kostume karakteristike, etj. Vitet e fundit këto vlera janë lënë në harresë dhe po shkojnë drejt zhdukjes nga, jo vetëm mungesa e vëmendjes, por kryesisht mungesa e vizionit dhe dëshirës për të vënë në piedestalin e merituar këto vlera (ashtu si e gjithë bota e qytetëru...