Posts

Showing posts from October, 2022
Image
Fatkeqësisht "problemi me mikrofonët" të cilin e evidenton saktë, në k ët ë link: https://www.facebook.com/100010251969781/videos/2022952297901793/ , njëri prej artistëve më të mirënjohur të folklorit muzikor në mbarë botën shqiptare, ka shoqëruar gjithmonë performancat muzikore LIVE, një problem i vjetër ky i përftuar nga përdorimi i mikrofonëve për amplifikim. Kjo në fakt është hera e parë që një artist i folklorit shqiptar e evidenton dhe e trajton publikisht një problem të tillë i cili në fakt, ka shoqëruar gjithnjë luajtjen në të gjitha instrumentet kordofone të cilat amplifikohen me mikrofonë akustik. Sipas studimeve më të fundit shkencore në fushën e inxhinierisë akustike, në rastet kur interpretimi muzikor realizohet përpara dy mikrofonëve, të cilët janë në distanca dhe pozicione të ndryshme nga burimi i tingullit, atëherë rezultati i padëshiruar është ndërhyrja akustike në formën e interferences destruktive, dukuri e cila mund të ndodhë sa herë që versionet e vonu...